“Bëhu e dashura ime se do jesh drejtoreshë”/ Skandali i nënkryetarit të partisë, FRD: Është vullnetar, na rregullon gjeneratorin

Pas skandalit me nënkryetarin e “Frymës së Re Demokratike”, Ilir Hodaj, i cili ngacmonte seksualisht një të re duke i premtuar një vend pune, ka ardhur një reagim zyrtar nga vetë kjo forcë.

Skandali u publikua mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ ‘Stop’, ku shfaqej nënkryetari i saj Ilir Hodaj, i cili ngacmonte seksualisht një të re duke i premtuar një vend pune. Në video, Hodaj i premtonte vend pune një qytetareje, sapo të vinte në pushtet. Vendin e punës, ai e premtonte në këmbim të votave, ndërkohë që tha se nëse të punësuar nga PS-ja duan të qëndrojnë në punë, duhet të paguajnë para.

FRD thotë se Hodaj është teknik i gjeneratorit. e se nuk ka asnjë kontribut. Duke iu referuar deklaratës për media, thuhet se personi në fjalë është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës, dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin. FRD citon se mbetet e hapur që të verifikojnë listat e anëtarësisë, dhe të strukturave të FRD-së të degës Tiranë.

Njoftimi

“Duke falenderuar emisionin “Stop” bëj me dije se, ky person është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin meqënëse nuk kemi drita. Njerëz të tillë, mund të jenë infiltruar për të prodhuar skema skandalesh që, në rastin konkret, nuk kanë asnjë̈ kontribut dhe përfshirje të mëparshme në strukturat e partisë, “Fryma e Re Demokratike. FRD është e hapur për të gjithë̈ mediat dhe opinion publik që të verifikojnë̈ listat e anëtarësisë, dhe aq më tepër të strukturave të FRD të degës Tiranë. Fryma e Re Demokratike është e hapur për çdo hetim të strukturave ligjzbatuese. Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë me dinjitet fushatën, pa asnjë̈ kompromis me votën e lirë, në koalicionin Aleanca për Ndryshim, dhe askush nuk mund të cënojë apo të përbaltë këtë betejë të ndershme me elektoratin në mbarë vendin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *