“Bëj kujdes se po mashtron”/ Avokati i Bleona Qeretit e paralajmëroi publikisht, reagon Kokalari

Evi Kokalari ka reaguar menjëherë pasi këngëratja Bleona Qereti e ka paralajmëruar se do ta padiste penalisht për dëmtim imazhi. “Çfarë patetizmi”!! Dëshpërim total për vëmendje mediatike”, shkruan Kokalari.

Postimi i Kokalarit
Aman se disa ta tërheqin emrin zvarrë në disa histori koti që të ngrejnë reputacionin e tyre. Përdorin disa avokate që as nuk i paguajnë, të dërgojnë nje letër me tekst standard (cease & desist) ku të kërcënojnë me gjyq, dhe pastaj ja çojnë mediave të cilat shkruajnë
“Perplasje e bujshme publike”
Çfarë patetizmi!! Dëshpërim total për vëmëndje mediatike.
E thonë pastaj po ja prish unë reputacionin.
Të njëjtën gjë bëri dhe gjatë fushatës së Trumpit në fakt, bëri një foto me ne dhe ja çoj mediave në Shqipëri që të shkruanin ‘kjo me Evi Kokalarin pjesë e fushatës së Trumpit’. Ndërkohë s’ka qënë kurrë pjesë e fushatës.
Hajt’ mo, do ti durojmë dhe këto.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *