Energjia shpërthyese dhe zëri magjik ka bërë që Aurela Gaçe, të njihet ndryshe edhe si diva e muzikës shqiptare.
Në një intervistë ndryshe, Aurela ka reaguar në lidhje me komentet që i vijnë për pompat që ajo bën herë pas here nëpër koncerte. Aurela tha se këtë veprim e bën për të treguar forcën femërore dhe se po të dojë njeri gjithçka arrihet.
“Bëj pompa në koncert duke kënduar. Jo si ky brez që vetëm bën twerk. Mirë bëjnë se e dredhin por janë play back, duhet edhe të këndojnë. Unë që nuk bëj dot twerk se më zuri vonë, unë e bëj për të treguar forcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta…E nisa me shaka”, tha këngëtarja.