Kryeministri Edi Rama, pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe tha se ai duhet të dalë vetë para drejtësisë, pa mbrojtjen e PS-së. Pas injorimit që Rama i bëri të gjithë situatës Fatos Tushe është shfaqur mjaft aktiv gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
Mbështetja që Rama i jepte Tushes është pranuar dhe nga vetë kryebashkiaku, i cili në një dokumentar të realizuar nga kryeministria dhe të publikuar në ERTV, deklaronte se kryeministri dhe qeveria e kanë mbështetur me një fond prej 20 milionë eurosh.
Ndërsa gjendet sot në akuzën e abuzimit me tenderat publikë, kryebashkiaku i Lushnjës, një vit më parë i bënte moral opozitës për bojokotin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe garantonte qytetarët e Lushnjës që bashkia do përmirësonte më tej cilësinë e shërbimeve publike.
/Priza.al/