Takimi i 2 Majit/ Lajçak dhe Kurti bëjnë pëgatitjet e fundit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të takimeve që ai ka zhvillua gjatë javës që lamë pas.

Lajçak ka përmendur takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin tha se janë përgatitur në detaje për takimin e 2 majit.

“Java e kaluar nisi dhe përfundoi në vendet për të cilat Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës. Në Vienë folëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin në rajon, gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Webster. Në Bruksel, kam pasur një nga shkëmbimet e rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët e ndjekin rajonin nga afër dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Dhe javën e përfundova në Greqinë me diell, ku mora pjesë në Forumin e përvitshëm të Ekonomisë në qytetin e vjetër të Delphi. Greqia si fqinj direkt i Ballkanit e di dhe e kupton mirë rajonin dhe për këtë arsye forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes evropiane të rajonit. Ky ishte edhe fokusi i panelit këtë vit. Dhe konferenca nuk do të ishte e njëjtë pa takimin e kolegëve dhe partnerëve nga rajoni dhe më tej.

Unë ia thashë të rejat e fundit ministrit të Jashtëm Nikos Dendias për dialogun, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë veçanërisht i rëndësisshëm dhe krahasova shënimet me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach mbi situatën në rajon. Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, unë jam përsëri në rrugë. Këtë herë po shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me një numër bashkëbiseduesish dhe për të marrë një përshtypje të dorës së parë për pikëpamjet, shqetësimet dhe ëndrrat e njerëzve në një vend që është shumë afër zemrës sime”, ka shkruar Lajçak.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *