Dje dha dorëheqjen kryetarja e komanduar e bashkisë Himarë, Blerina Bala. Sot kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri nga burgu deklaron qëllimi i tij është që të mbrojë të drejtat e minoritetit në Shqipëri.
“Nëse zgjidhem eurodeputet do bëj të njëjtën gjë, do mbroj të drejtat e minoritetit, por nga një pozicion tjetër” tha ai.
Por çfarë do të ndodhë nëse ai zgjidhet eurodeputet? “Nuk ka asnjë dispozitë përkatëse në ligjin shqiptar”. Beleri u shpreh se “gjykata e apelit pritet që të ulë dënimin”. Në çdo rast, theksoi ai, nëse dënimi mbetet i njëjtë, ai do të lirohet deri në fund të shtatorit.
Beleri vlerësoi se çështja e tij do të shkojë deri në fund, duke thënë se “nuk e sheh që Rama të ketë oreks për negociata”.
Ai tha se nëse shpallet i pafajshëm dhe ligji e lejon, do të pretendojë sërish të marrë kryetarin e bashkisë Himarë.