Fredi Beleri, eurodeputeti i sapoemëruar nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, është rikthyer në Shqipëri për të vijuar kryerjen e dënimit për blerje votash. Pas marrjes së 5 ditëve leje nga burgu i Fierit, Beleri mori pjesë në ceremoninë e betimit në Parlamentin Evropian në Bruksel mëngjesin e së hënës.
Pasi përfundoi detyrimet e tij në Bruksel, Beleri u prit nga bashkëshortja e tij dhe një makinë e ambasadës greke në Shqipëri. Ai më pas udhëtoi për në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kreu betimin si eurodeputet.
Beleri ka njoftuar se do të apelojë çështjen e tij gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut.