Belgjika ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të “Euro 2020”.
Sulmuesi Romelu Lukaku befasisht ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes Danimarkë – Belgjikë.
Belgu zhvilloi ndeshje të plotë edhe pse shoku i skuadrës Kevin de Bruyne ishte në top formë duke shënuar një gol dhe dhuruar një asistim. Por pavarësisht kësaj, UEFA ia dhuroi Lukakut çmimin e lojtarit të ndeshjes.
“Romelu Lukaku u njoh për paraqitjen sensacionale në pjesën e dytë”, shkroi UEFA në Twitter.
/Priza.al/