Hetuesit belgë kundër terrorizmit kanë marrë përsipër hetimin për një sulm fatal me thikë ndaj një oficeri policie të Brukselit, tha zyra e prokurorit federal, sipas AFP.
“Ne morëm përsipër rastin sepse ekziston dyshimi për një motiv terrorist, të cilin hetuesit do ta konfirmojnë ose mohojnë”, tha zëdhënësi Eric Van Duyse për AFP.
Një polic belg u vra në një sulm me thikë në Bruksel më 10 nëntor.
Mediat lokale raportuan se personi i armatosur theri me thikë dy oficerë policie në zonën përreth stacionit të trenit Gare du Nord të qytetit rreth orës 18:15 para se të qëllohej në këmbë dhe në bark nga një tjetër patrullë policie.
Një tjetër polic dhe sulmuesi u shtruan në spital.
“Policët tanë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. Drama e sotme e demonstron këtë edhe një herë,” shkroi kryeministri belg Alexandre De Croix në Twitter.
“Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e policit të ndjerë. Unë sinqerisht shpresoj që kolegu i tij i shtruar në spital të jetë mirë”, shtoi ai.