Belgjika e nisi me fitore ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit ndaj Kanadasë me rezultatin 1-0, duke marrë kështu kreun e grupit F.
Pjesa e parë ishte në baraspeshë me të dyja skuadrat që tentuan të krijojnë shanse për të shënuar, dhe me Kanadanë e cila pati një rast të artë në minutën e 11’ pas akordimit të një penalltie në favor të tyre.
Ishte ylli i Bayernit “Davies” i cili mori përsipër ekzekutimin e 11 metërshit, por hasi në refuzimin e super “Courtois” i cili bëri një pritje fantastike.
Më pas loja u hap, me të dyja skuadrat që tentuan me aksione nga të dyja krahët për të shënuar golin e avantazhit.
U desh të vinte minuta e 44’ që sfida të zhbllokohej me “Batshuayi”, i cili shënoi një gol fantastik për të dërguar Belgjikën në avantazh.
Pjesa e dytë nuk ndryshojë shumë nga ajo e para me të dyja skuadrat që tentuan gjithçka por pa arritur dot tek goli.
90 minutëshi u mbyll me rezultatin 1-0, me Belgjikën që mori kreun e grupit F me 3 pikë, para Kroacisë dhe Marokut të cilët morën nga një pikë pas barazimit në ndeshjen e sotme.