Çkodimi i platformës SKY ECC, pas shkatërrimit dy javë më parë në Belgjikë të një grupi shqiptaro-bullgar droge dhe operacionit në Shqipëri për kapjen e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka çuar në një tjetër operacion nga grupeve kriminale shqiptare.
9 shqiptarë janë arrestuar pas një hetimi të madh për trafikun ndërkombëtar të drogës. 100 mijë euro dhe mallra të shumta luksi janë sekuestruar. Gjyqtari hetues i Bruges ka arrestuar shtetasit me origjinë shqiptare të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
“Përveç gati 100,000 eurosh në para kesh, u sekuestruan edhe një numër i madh telefonash inteligjentë, mallra luksi dhe dy armë zjarri”, raporton zyra e prokurorit publik të Flanders Perëndimore.
Bazuar në elemente nga dosja SKY ECC, FGP West Flanders hetoi bandën e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Me ndihmën e komunikimit të deshifruar, hetuesit kanë mundur të ekspozojnë mënyrën e tyre të punës.
“Hetimi i gjerë tregoi se aktivitetet vazhduan edhe pas rrëzimit të SKY ECC”, thotë zyra e prokurorit publik të Flanders Perëndimore.
Të martën, të urdhëruara nga një gjykatës hetues i Bruges, u kryen kontrolle në shtëpi në disa adresa në Flanders Perëndimore dhe Lindore dhe Antwerp.
Më shumë se 70 hetues morën pjesë në operacion, me ndihmën e njësive speciale. Janë arrestuar dhe marrë në pyetje gjithsej 13 të dyshuar.
“Përveç kësaj, u sekuestruan pothuajse 100 mijë euro para Cash, një makinë numërimi parash, një numër i madh telefonash inteligjentë dhe mallra luksi si dhe dy armë zjarri të gatshme për përdorim”, deklaron zyra e prokurorit.
Pesë automjete u sekuestruan dhe në një adresë u zbuluan mbetjet e një plantacioni kanabisi.
“Si pjesë e hetimit të pastrimit të parave dhe mbledhjes së parave, rreth 200,000 euro janë bllokuar në llogaritë e të dyshuarve”, thotë zyra e prokurorit publik.
Pas marrjes në pyetje, gjyqtari hetues vendosi arrestimin e 9 meshkujve me origjinë shqiptare, ndërsa një grua u lirua me kusht.