Belgjikë/ Arrestohen 18 shqiptarë, pjesë të një grupi kriminal të trafikut të drogës

Policia belge ka arritur të ‘çmontojë’ një grup kriminal të trafikut të drogës në Europë dhe ka arrestuar 18 shqiptarë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pas 21 kontrolleve të policisë, autoritetet ranë në gjurmët e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike tip kokainë.

“Aksioni bëri të mundur konfirmimin e ekzistencës së një trafiku të mirëorganizuar të kokainës dhe kanabisit në një periudhë të paktën katërvjeçare. Organizata, e cila përdori telefona celularë të koduar Sky ECC deri në mars 2021, vazhdoi aktivitetet e saj në të gjithë bashkimin më të madh të Lièges dhe në Luksemburg” – u shpreh prokurori belg.

Droga grumbullohej në Antwerp dhe Holandë, ku policia ka arritur të sekuestrojë sasi kokaine dhe produkte prerëse të paketuara në një vend që shërben si “punishte” për të dyshuarit.

Pas kontrollit, policia e Belgjikës ka sekuestruar: doza kokaine, peshore, thasë për drogen, 600 bimë narkotike, si dhe 33 automjete të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët, ku vlera e tyre i kalon 300,000 euro. Sakaq janë sekuestruar rreth 70,000€, orë Rolex, televizorë dhe mallra luksi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *