Belgjikë/ Emigrantët në grevë urie qepin gojën!

Qeveria e Belgjikës po përballet me një presion të përshkallëzuar, ndërsa qindra migrantë vazhdojnë një grevë urie që ka zgjatur më shumë se një muaj. Këtë javë, disa pjesëmarrës kanë qepur gojën me pe, dhe po pranojnë vetëm sasi të vogla të lëngjeve përmes pipëzave, ndërsa të tjerët nuk janë në gjendje të ngrihen sepse janë bërë shumë të dobët.

Emigrantët filluan një grevë urie në muajin maj në dy universitete dhe në një kishë në Bruksel për të treguar problemin e marrjes së dokumenteve dhe të drejtave të qëndrimit. Gjegjësisht, disa prej tyre kanë jetuar dhe punuar në Belgjikë për një dekadë gjersa ende nuk kanë status ligjor.

Pa dokumentacion zyrtar, ata nuk janë në gjendje të kenë përfitimet që kanë banorët belgë, siç është kujdesi shëndetësor.

Sekretari i Shtetit për Emigracionin dhe Azilin, Sammy Mahdi tha se sistemi i raportimit duhej të përmirësohej, por që mund të jetë e vështirë të arrihet duke zgjidhur raste individuale.

/Burimi skynews/përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *