Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar pas kanë kryer një sërë vjedhjesh në zonën e Deerlijk në Belgjikë. Ata akuzohen për 7 grabitje që kanë ndodhur gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Vjedhjet janë kryer midis datave 13 dhe 17 shkurt, ndërsa tre shqiptarët janë zbuluar pasi makina që kanë përdorur për grabitjet u pikas nga autoritetet belge. I njëjti automjet që u ndalua nga policia ishte parë në një nga vendngjarjet.
Pas ndalimit, tre shqiptarëve iu zbuluan disa bizhuteri dhe sende me vlerë si edhe një sasi prej rreth 7000 eurosh që dyshohet se ishin marrë nga banesat e vjedhura.