Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia belge në qytetin Steenokkerzeel, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Mediat vendase bëjnë me dije se shtetasit akuzohen se kanë kryer disa grabitje në zonë, ndërsa e fundit ishte ditën e premte kur edhe tre personat u pikasën nga policia. Por në ndjekje e sipër, autorët përplasën me mjetin e tyre makinën e forcave të policisë.
Ndërkohë operacionit për arrestimin e tyre iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale. Forcat e policisë arritën të arrestonin dy prej tyre, ndërsa personi i tretë u arratis.
“Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze” – janë shprehur sqaruar autoritetet vendase.