Belind Këlliçi: Nëse fitoj, transporti pubik do të jetë falas

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, në një takim me të rinjtë e FRPD-së, ka premtuar se nëse ai fiton në zgjedhjet e 14 majit, do të realizojë shërbimin e transportit publik falas për qytetarët e Tiranës.

“Transporti publik për të gjthë do të jetë falas duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Evropë ku ofrohet ky shërbim. 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve”, tha ai.

Ndërsa mbi pyetjen që lind se ku do i gjejë paratë për ta ofruar këtë shërbim falas, Këlliçi tha se ato do të gjenden nga pagesat që do të ndërpriten për inceneratorin.

“Ku do i gjej paratë? Inceneratori i Tiranës është një aferë shumë e madhe që ka të bëjë me një incenerator që bëhet venddepozotimi i plehrave, qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për pastrimin e qytetit dhe për këtë proces që i merr 41 mijë euro në ditë për një shërbim që nuk kryhet, pas 15 majit qytetarët e Tiranës do jenë 41 mijë euro më të pasur se Belind Këlliçi paratë s’do i çojë te inceneratori por tek qytetarët.

Miliona euro që do shkojnë në xhepat e qytetarëve s’do shkojnë më në atë destinacon por për kopshte, cerdhe, shkolla, rrugë dhe ujë të pijshëm. Një nga premtimet kryesore e kam për uijn e pijshëm. Turp por Tirana nuk ka ujë të pijshëm. Të gjithë ankohen e thonë se s’ka më shumë se 1-2 orë në ditë ujë të pijshëm. Uji është një nga prioritetet e mia si kryetar bashkie. Kemi një projekt fantastik për Tiranën”, tha Këlliçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *