Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të PD-së, Sali Berisha, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Ai ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se “farsa ra” dhe ka theksuar se më në fund është liruar “Kryetari i PD dhe Lideri i Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha”.