Ditën e sotme në emisionin Opinion i ftuar në panel ku po diskutohej për çështjen e inceneratoreve ishte dhe deputeti i PD Belind Këlliçi. I revoltuar Belindi ngriti gishtin e akuzës për vjedhje milionëshe.
Por fjalët binin ndesh me veprimet dhe aksesorët që ai kishte zgjedhur të vendoste në këtë emision.
Këlliçi mbante në dorë një orë e tipit Audemars Piguet që kushton plot 82.400 USD.
Rroga e një deputeti në Kuvend nuk është më shumë se 1200 euro. Sipas një llogarie të thjesht me këtë pagë deputeti duhet të punojë rreth 5 vite për të blerë këtë orë. Si ka mundësi që rroga si deputet prej 1200 euro i paska dalë e tepruar të jetojë por të shijoj dhe luksin?
A flitet për varfërinë me 100 milionë lekë orë në dorë?