Deputeti, tashmë i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka qenë i ftuar mbëmjen e djeshme në një emision televiziv në “Euronews”. Lidhja e dobët telefonike, ka bërë që kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e majit, të dyshojë për një përgjim të mundshëm të telefonit. Këtë supozim ai e mbështet edhe në faktin se aparati celular ishte nxehur.
Kjo ‘deklaratë’ vjen vetëm një ditë pas një tjetër daljeje televizive, ku spikati kollarja e Këlliçit, me inicialet e tij të qepura në të.