2 motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid kanë dhurar rreth 1 milionë dollarë (785,000 £) për të mbështetur Palestinën.
Një nga përfaqësuesit e Bella-s është shprehur se paratë janë caktuar për shpërndarje të barabartë midis katër organizatave humanitare që kanë në fokus fëmijët dhe familjet e prekura nga konflikti në Gaza.
Së fundmi Bella tha se ishte “e shkatërruar nga humbja e popullit palestinez dhe mungesa e ndjeshmërisë që vjen nga sistemet qeveritare në mbarë botën”.
Donacionet vijnë pasi një seri fotografish të modeles në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e kaluar e shfaqën atë me një fustan kuq e bardhë të bërë nga pëlhura tradicionale arabe që lidhet me kulturën palestineze.