Bella Hadid rrëfen problemet me konsumin e tepërt të alkool-it

Bella Hadid u shpall femra më e bukur në botë në vitin 2019 falë “proporcioneve perfekte të fytyrës”. Shkencëtarët me një analizë të detajuar kompjuterike kanë konstatuar se Bela është më afër përsosmërisë me rezultat prej 94.3 për qind të matjeve. Megjithatë, duket qartë se ndër vite ajo është zbukuruar shumë me procedurat estetike dhe plastike.

Ajo tani ka treguar se ka hequr dorë nga alkooli dhe çfarë ka ndikuar që ajo të vendosë për atë hap.

Vitin e kaluar në një intervistë ajo tregoi se ka problem me konsumin e tepruar. “Kam pirë atë që më duhej. E doja alkoolin aq shumë sa arrita në pikën ku fillova të anuloja netët sepse mendoja se nuk do ta kontrolloja dot veten time”, pranoi ajo.

“Nuk e ndjej më nevojën për të pirë, sepse e di se si do të ndikojë tek unë në tre të mëngjesit kur zgjohem me ankth të madh duke menduar për një gjë që thashë pesë vjet më parë kur mbarova shkollën e mesme”, shtoi modelja.

Hadid gjithashtu ndaloi së konsumuari alkool për shëndetin e saj, duke shpjeguar se doktori i saj i tregoi skena që zbulonin efektet negative të alkoolit në tru.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *