Bella Hadid vijon traditën, feston Krishtlindjet me familjet në nevojë

Modelja e njohur Bella Hadid i ka kaluar Krishtlindjet duke ndihmuar familjet në nevojë. 25-vjeçarja ndau një seri fotosh në rrjetin e saj social Instagram teksa shihej duke shpërndarë çanta me produkte ushqimore për ta.

‘Krishtlindja ime perfekte. Këto janë disa nga gjërat e mia të preferuara.’ –shkroi modelja poshtë fotove.

Ajo ndau gjithashtu foto për ndjekësit e saj  duke u shpërndarë lodra fëmijëve për Krishtlindje.

Kjo nuk është hera e parë që Hadid bën gjeste të mëdha humanitare .Në prill dhe maj të vitit të kaluar , modelja ndihmoi  këto familje gjatë  periudhës së vështirë  të  pandemisë COVID-19.Ndërkohë motra e saj Gigi  e ka uruar atë për Krishtlindjet  përmes një foto fëmijërie ku dy motrat  shihen duke u argëtuar gjatë pushimeve dimërore. Motrat Hadid  janë gjithmonë shumë aktive  në rrjetet sociale  duke ndarë shpesh momente nga jeta e tyre familjare.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *