Andrea Belotti është shprehur i lumtur pasi shënoi në ndeshjen e Europa Laegue kundër Salzburgut, në sfidë ku Roma fitoi me rezultatin 2-0.
“Nuk e prisja gjithë këtë duartrokitje, është e pabesueshme të dëgjoj tifozët të bërtasin emrin tim. Unë dua të fitoj, përpiqem të jap gjithçka për të fituar dhe të dëgjoja emrin tim ishte vërtet fantastike.
Jam i emocionuar sepse e dinim se sa e rëndësishme ishte të fitonim, adrenalina ime është përtej kufirit. Është një Romë që është rritur shumë, është pjekur nga shumë këndvështrime. Shihet dora e trajnerit, ka edhe një bashkim të grupit duke dhënë shpirtin për njëri-tjetrin, duke na çuar në rezultate të mëdha”, përfundoi Belotti.