Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk, në Belsh, ku dy kushërinj kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë pas një konflikti për motive të dobëta. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç.
Sipas bluve, gjatë sherrit që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta ata kanë goditur njeri-tjetrin me sopatë dhe për pasojë të dy janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion- Cërrik/ Informacion paraprak
Më datë 30.07.2021, rreth orës 08:35, në fshatin Dushk, Belsh, shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sopatē dhe pēr pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.