Ben Blushi jep dorëheqjen! Ledion Liço i zë postin në ‘Top Channel’?

Ben Blushi, ka njoftuar ditën e sotme se është dorëhequr nga televizioni Top Channel, pas katër viteve punë në këtë post. Me anë të një e-mail, Blushi ka njoftuar të gjithë stafin e Top-Channel, se duke nisur nga sot ai nuk do të jetë më në këtë post.

Ende nuk dihet saktësisht se kush do të jetë drejtori i ri i një prej televizioneve më të mëdha në vend, siç është Top Channel por dyshimet janë mbi Ledion Liçon, i cili është bashkëshorti i njërës nga aksioneret kryesorë të televizionit Sara Hoxha, të bijës së themeluesit të Top Channel, të ndjerit Dritan Hoxha.

Email-i i Ben Blushit:

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi,”- shkruhet në e-mail.

Por kush është Ledion Liço?

Ledion Liço është një moderator shqiptar, i cili ka moderuar disa prej spektakleve televizive më të suksesshme si ‘Shtojzovallet’ (2005), ‘Top Fest’ (2007-2011), ‘Unplugged’ (2006-2008) ‘Reëind’ (2011), ‘The Voice of Albania’ (2011), “Big Brother”, “Top Fest”, “Ëake Up” etj. Ai gjithashtu realizon një program popullor në Top Albania Radio – “Alive Night” – të cilin e nisi me 2008, si i vetmi program me muzikë live në radio.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *