Ben Blushi: Shqipëria ngjall kandidatët e vdekur

Vritet “kandidati “ im në Ekuador. Këtë javë që shkoi pashë disa komentë në shtyp që lidhnin fitoren e një kandidati të vdekur në një qytet të Ekuadorit, me romanin “Kandidati “, që kam botuar në vitin 2015.

Kandidati quhej Omar Menendez, ishte 41 vjc dhe garonte për kryetar bashkie në një qytet në lindje të Ekuadorit, Puerto Lopez. Ai u vra një natë para zgjedhjeve nga persona të panjohur dhe të nesërmen u zgjodh kryetar bashkie, megjithëse kishte vdekur.

Një histori të ngjashme tregon romani im, i botuar 7 vjet më parë dhe prandaj i mirëkuptoj të gjithë ata që e kanë rikujtuar me rastin e ngjarjes së rëndë në Ekuador.

Megjithatë Kandidati im ka disa ndryshime me Kandidatin e Ekuadorit.

Së pari Kandidati i romanit nuk u vra nga askush por vdiq vetë.

Së dyti Kandidati i romanit garonte për herë të katërt, ndërsa kandidati i Ekuadorit për herë të parë.

Së treti familja e Kandidatit të romanit kërkoi me këmbëngulje që ai të rizgjidhej cka e futi gjithë qytetin në një fushatë absurde me shumë konflikte civile, të cilat ndikuan në zgjedhjen e të vdekurit. Romani tregon sesi mund të manipulohet një fushatë elektorale deri në pikën që njerëzit të zgjedhin një të vdekur përballë një të gjalli.

Së katërti, nëse kandidati i vdekur i romanit u zgjodh Kryetar Bashkie për shkak të një manipulimi masiv të opinionit të qytetit, kandidati i Ekuadorit u votua në shenjë nderimi. Duke e zgjedhur, votuesit e nderuan kandidatin që u vra në mënyrë misterioze dhe pas shpine.

Së pesti,ndryshimi mes ngjarjes dhe romanit, pra mes realitetit dhe fiction është ky: Ekuadori vret kandidatët e gjallë, kurse Shqipëria ngjall kandidatët e vdekur.

Me këtë rast ju ftoj ta lexoni librin “Kandidati” , si një pasqyrë të kohës kur jetojmë./5pyetje.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *