Diskutimi për vajzat që vijnë nga “Përputhen” zuri një vend të rëndësishëm gjatë mbrëmjes së djeshme në BBV. Ishte Luizi i cili e nisi këtë debat duke akuzuar Efin se vjen nga “Përputhen” dhe madje ai u shpreh se ajo nuk është një person që dikush të jetë krenar me e pas motër.
Arbana ka reaguar menjëherë, duke i kujtuar Luizit skenat poshtë jorganit me Kiarën.
“Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata”, ishin fjalët e Arbanës.
Kjo deklaratë bëri namin në rrjet dhe pas nje sqarimi në studio, Arbana ka dhënë edhe një sqarin në profilin e saj në Instagram.
“Edhe njëherë tjetër dua të saktesoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për vajzat e Përputhen.
Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si BB apo Përputhen ka një lincim publik 10 fish më të madh se një djalë. Këtë po e diskutoja edhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur mësova se vëllait të saj i dërgonin mesazhe të tipit sikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit.
Nuk e bën një vajzë me turp fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndaje historinë e sa të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzise as vëllain e Efit, dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.
Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po lincohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë BB e tyre si duan ato. Lincimi jashtë është mëse i tepert, aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”,- shkruan Arbana.