Dy të rinj janë arrestuar në Berat, pasi akuzohen se kanë goditur me mjete të forta një 18 vjeçar.
Sakaq, shtetasin me iniciale M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, ndodhet në spitalin e Trumës, ku dhe po merr mjekim.
Njoftimi i Policisë:
DVP Berat
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.