Benedikti XVI, blindoi Romën për funeralin e Papës Emeritus

Për varrimin e Benediktit XVI, i cili do të kremtohet në orën 9:30 nga Papa Françesku, zona rreth Shën Pjetrit në Romë do të jetë zonë e kuqe deri në orën 14.00. Krerët e shteteve, krerët e kurorëzuar dhe liderët e besimeve të tjera priten në funeralin e Papës Emeritus. Mbi 200,000 njerëz kanë bërë homazhe për Ratzinger ditët e fundit, trupi i të cilit ishte ekspozuar në bazilikën e Vatikanit deri të mërkurën.

Mijëra besimtarë mbërritën në agim, dhe ndoshta edhe më herët, për ceremoninë mortore të Papa Benediktit XVI. Në orën 6:30, radha e mbërritjes nga ana e Porta Sant’Anna ishte tashmë shumë e gjatë. Zona përreth Vatikanit është e rrethuar e gjitha deri në fund të Via della Conciliazione dhe për të hyrë në portat, ku ka pika kontrolli sigurie, duhet të bëni devijime të gjata. Në fakt, via della Conciliazione nuk mund të kalohet as në këmbë. Dislokimi i forcave të sigurisë dhe i mjeteve të zjarrfikësve dhe policisë që shihen në sheshet e afërta është i madh.

Që nga fillimi i ekspozimit së trupit të Papës Ratzinger, rreth 200,000 pelegrinë i kanë bërë homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit. Vetëm ditën e fundit, të mërkurën, 60.000 besimtarë iu afruan trupit të Papës Emeritus. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *