Bëni këtë test për të kupëtuar nëse jeni toksik në marrëdhënie?

E keni pyetur veten se sa e shëndetshme është marrdhënia juaj . A jeni ju toksik?

Një veprim toksik nga ana juaj mund të qojë edhe në ndarje ose përqarje të lidhjes tuaj ,prandaj bëni mirë të largoheni nga sjelljet toksike, dhe të luftoni për një marrdhënie të shëndetshme .

Me testin e mëposhtëm do të merrni përgjigje të disa pyetjeve në kokën tuaj:

1. si përgjigjesh kur ai të thotë se ke harruar të lash enët?

a) “Më fal, më dolën fare nga mendja. Do t’i laj tani.”

b) “Epo as ti nuk i nxore plehrat jashtë javën e shkuar dhe ato janë ende atje.”

c) Thjesht injoron deklaratën e tij.

2. Ti je e mërzitur që partneri yt vjen vonë nga puna në shtëpi. Çfarë thua?

a) “U shqetësova kur nuk erdhe pas pune në shtëpi. A mund të më telefonosh kur do të vonohesh herën tjetër që dhe unë të mos bëhem merak?”

b) “Sa egoist dhe individualist je! Vjen gjithnjë vonë në shtëpi dhe s’të intereson fare.”

c) E ndihmon të shlodhet duke i bërë masazh gjatë natës.

3. Çfarë të përshkruan më mirë ty gjatë një zënke?

a) Nderlikon edhe biseda që janë fare të thjeshta për t’u hedhur pas krahëve

b) Sarkazma, mimikat dhe imitimi i fjalëve të tij.

c) Ti thjesht ikën dhe e lë zënkën në mes.

4. Kur partneri të thotë që e ke lënduar ti i thua:

a) “Më fal nëse të mërzita, nuk doja.”

b) “Jam shumë e stresuar dhe nuk doja të ta thoja siç ta thashë.”

c)  Rrotullon sytë duke i vënë në lojë dhe i thua të qajnë meqë janë mërzitur.

Përgjigjet

Më shumë (a)– Ti nuk i do konfliktet, zgjedh të jesh e sinqertë dhe përgjithësisht i pranon kritikat. Nuk përpiqesh të hidhesh në sulm në vërejtjen e parë, por ndonjëherë toleron edhe më shumë nga ç’duhet. Beson se komunikimi është çelësi dhe nuk i merr si sulm personal gjithçka të thuhet. Praktikon kulturën e vlerësimit dhe jep shembullin tënd edhe tek partneri që padashje mund të jetë ndonjëherë toksik.

Më shumë (b)– Në vend që të marrësh përgjegjësi t’i gjen mënyra për të mbrojtur veten apo për të fajësuar partnerin. Nuk është kjo zgjedhja për problemet në çift. Ke tendencën t’i marrësh si fyerje apo akuza çdo kritike dhe në të njëjtën mënyrë ia komunikon edhe ankesat e tua atij. Nëse vazhdoni me këtë lloj mënyre komunikimi, raporti ka gjasa të bëhet gjithnjë e më shumë mbytës.

Më shumë (c)–Keni tendencën të injoroni partnerin dhe konfliktin. I lini gjërat të shkojnë duke menduar se kështu do të zbuten, por jo. Akumuloni më shumë sjellje negative që në një moment a një tjetër do të shfaqen në sipërfaqe duke e kthyer marrëdhënien në toksike. Kujdes me mimikat! Ai është partneri, jo armiku juaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *