Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një njoftim për drejtuesit e mjeteve se si duhet të qarkullojnë në rrugë.
Kujdes! ❌
Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!
Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.
#Drejtomjetinmekujdesrespektorregullateqarkullimitrrugor!?