Modelja Beniada Nishani është konsideruar nga të gjithë si ‘mjalti’ i shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Me lapsuset e saja për shkak të vështirësisë me gjuhën shqipe, duke qenë se është rritur në Itali, por edhe më qëndrimin e saj të afërt me të gjithë banorët, Beniada komentohet si një ndër banoret më të dashura të kësaj shtëpie.
Mirëpo për Beniadën nuk kanë munguar as videot epike gjatë këtij reality-show. Një ndër to është edhe ajo e mbrëmjes së djeshme, ku ajo shfaqet duke imituar Einxhel, e cila dje iu nënshtrua edhe një operacioni në dorë si pasojë e një incidenti që pësoi brenda shtëpisë.
Ky imitim i Beniadës është ka shkaktuar një situatë humori mes banorëve.
/Priza.al/