Modelja dhe moderatorja e njohur Beniada Nishani, ka kritikuar veshjet e festës së “Halloween-it” ku shumë figura të njohura të showbizit shqiptar u maskuan dhe krijuan kostume nga më të ndryshmet.
Në një postim në Instastory, Beniada Nishani shprehet se festa e “Halloween” është ngatërruar me festën e “Playboy”, veshje të cilën e karakterizon lepuri. Sipas modeles, këtë festë po e konsiderojnë si mundësi për t’u shfaqur lakuriq.
“Po mundohem ta kuptoj arsyen dhe objektivin pse në natën e Halloween duhet të dukesh seksi. Kjo festë po transformohet në një festë tjetër. Halloween-i ka të bëjë me Satanin, diçka të frikshme”, shprehet mes të tjerash modelja Beniada Nishani.
“Po të dilni lakuriq, dilni lakuriq tamam. Ç’është kjo gjysmë lakuriq?”, shton Beniada në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Vlen të përmenden këtu se motrat Istrefi, Era, Nora dhe Nita me rastin e festës së Halloween u shfaqën si modelet e revistës së famshme amerikane “Playboy.” Beniada Nishani nuk përmendi emra, megjithatë fjalët e saj duket se i referohen personazheve të njohur që janë maskuar me atë veshje. Gjithashtu edhe Antonela Berisha, ish-konkurentja e ‘Për’Puthen’ dhe ‘Big Brother’ zgjodhi të vishej po njësoj, me kostumin e famshëm të ‘Playboy’.
‘Playboy’ është revista e parë që ka prezantuar lakuriqësinë femërore dhe materialet me orientim seksual në një format medial, ndërsa për numrin e parë të revistës në vitin 1953, themeluesi i saj, Hugh Hefner, përdori një fotografi kalendarike nudo të pabotuar më parë të Marilyn Monroe.