U mbyllën në qelinë e Britanisë së Madhe 4 emigrantë të paligjshëm të kapur drogë vlera e të cilës shkonte plot 200 mijë paund.
Shqiptarët u kapen po në vendin që kishin ngritur edhe parcelen e tyre në Hartlepool.
Në kontrollet e bëra bashkë me rrënjët e kanabisit u gjet edhe një listë me shënime nga 4 emigrantet ku shënonin dhe bënin planin se si do të ndanin fitimin e drogës.
David Hewitt, procedues, tha se burrat u zbuluan të fshehur në dhomën e gjumit të pronës ku ishte fshehur edhe droga. Ai tha: “Brenda një gardërobë në dhomën e gjumit, policia gjeti një sasi të konsiderueshme kanabisi, ajo ishte e ruajtur në gardërobë dhe dukej se ruhej për qëllime të shitjes me shumicë”.
Heëitt tha se droga vlerësohej midis 80,000 dhe 120,000 £ me kosto me shumicë dhe rreth 200,000 £ në rrugë.
Gjykata dëgjoi se si disa dokumente u gjetën gjithashtu nga oficerët që tregonin se si banda do të fitonte 5,900 £ secili nga një marrëveshje.
Zenel Tusha, 26 vjeç; Mirush Tusha, 23 vjeç; Leo Metushi, 38 vjeç; dhe 23-vjeçari Petrit Tusha, të gjithë pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për posedim kanabis me qëllim furnizim
Dhe Stephen Constantine, për Zenel Tushën, tha se klienti i tij kishte aplikuar për azil pasi kishte mbërritur ilegalisht në vend dhe gjithashtu kishte ikur nga Sheffield para se të përfundonte në Hartlepool me vëllain e tij Petritin.