I biri i heroit të ndjerë i demokracisë, Azem Hajdari, dhe i gjyqtares Fatmira Hajdari, vëllai i ish-deputetes Rudina Hajdari, i riu Azem Hajdari ka prishur befas imazhin dhe reputacionin e familjes. Ai është kapur sot më hashash në makinën e tij ndërsa shpesh është kapur ndërsa bënte jetë luksoze.
Djali i vogël i Azem Hajdarit, që mban emrin e të atit, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme, së bashku me 2 persona të tjerë, pasi iu gjet kanabis në makinën me të cilën po udhëtonin. Mësohet se pasagjere ishte një vajzë nga Lushjna 19-vjeçare.
“Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.
Njoftimi nga policia
Elbasan
Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
/Priza.al/