Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplimor për Kryetaren e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani. Ajo është tepër aktive në rrjetin social ‘Tik Tok’, dhe në videot e saj shihet duke modeluar dhe duke kënduar nën ritmet e muzikës. Një ndër to është dhe kënga e Don Xhonit ‘Mafia’. ‘Rrethi im o Mafia’ është një pjesë e këngës, të cilën gjyqtarja duket se e ka shumë për zemër dhe e këndon më së miri.
Mësohet gjithashtu se Kapedani bënte video për ‘Tik-Tok’ brenda ambienteve të Gjykatës së Elbasanit. Ajo ndan video nga zyra e saj. Një prej tyre e tregon Kapedanin duke bërë sfilatë, që nga dera e deri tek momenti kur ulet në karrigen e zyrës së saj. Ajo filmohet nga dikush, që me siguri do të jetë pjesë e stafit të saj.
Nga postimet kuptohet se kryetarja e Gjykatës nuk e ka dhe me aq dëshirë punën në fundjavë. ‘Kjo ndodh kur del në punë të shtunën’ shkruan ajo në një tjetër video, të cilën e shoqëron me emoji duke qarë.
ILD ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit. Në njoftimin zyrtar, ILD bën me dije se është njohur me disa materiale filmike të shpërndara nëpër media për këtë magjistratë.
Ajo ka reaguar se fundmi dhe hekson se nuk ka “TikTok’. Sipas saj e gjitha është e skenuar dhe e qëllimshme per të perbaltur figurën e saj. Sipas kryetares së gjykatës shpërndarja e videove është bërë qëllimisht.
Njoftimi ILD:
Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë u njoh me materialet filmike te shpërndara ne media mbi magjistratin E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin.
Kush është Enkeleda Kapedani?
Enkeleda Kapedani është Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Elbasan e cila liroi Viktor Ymerin, anëtarin e bandës së ‘Gaxhait’ i cili akuzohej për dy vrasje. Dy vite më parë ajo liroi Viktor Ymerin, i cili ishte dënuar me 25 vite burg dhe akuzohej për dy vrasje në vitin 1999. Ymeri ishte pjesë e bandës së Gaxhait, rivalen e asaj të Zani Caushit. Ymeri njihej ndryshe dhe si ‘Tori i Xhihanes’.
Enkeleda Kapedan ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit teksa pas dorëheqjes së Zihni Shahut u emërua kryetare shtatorin e 2020.