Benzema një dështim në tre europianët e fundit, si ‘babai i tij’ Dechamps e riktheu edhe njëherë në kombëtare

Sulmuesi Karim Benzema pas ‘shkëlqimit’ të disa viteve më përpara tek klubi madrilen dhe në kombëtaren franceze, i është zbehur dëshira për të luajtur si dikur. Tekniku Deschamps duket se nuk i ka humbur shpresat dhe vendosi ta rikthejë edhe njëherë në kombëtare. Të gjithë prisnim një dominim të total të Benzema në çdo aspekt, por ky është një diskutim që ka mbetur vetëm në letër, të paktën deri më tani, pavarësisht shkëndijave që dha në sfidën kundër Gjermanisë.

Karim Benzema misses penalty in France return | DAZN News Canada

Benzema zhgënjeu në mënyrë flagrante edhe në sfidën kundrejt Hungarisë aq sa mediat franceze e ‘persekutuan’. Përmes një artikulli, rikujtuan se Benzema nuk ka shënuar asnjë herë në asnjë nga tre europinët ku ka marrë pjesë.

Por si gjithmonë Didier Deschamps i doli në krahë duke u shprehur se: “E rëndësishme është që Karim të ketë besim në vete dhe mbi të gjitha tek unë. Ka ende kohë të shënojë, për të fituar vetëbesimin dhe qetësinë.

Rikujtojmë së sulmuesi i Real Madridit u përjashtua nga përfaqësuesja në vitin 2015, pasi u akuzua se ishte përgjegjës për një video shantazhuese seksi ndaj ish-shokut të ekipit Mathje Valbuiena.

Trajneri Didier Deshamps i akuzuar nga futbollisti se i përulej racizmit tani ka vendosur që t’i japë një rol kryesor në repartin ofensiv.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *