Gjykata e Posaçme nuk ka arritur të vendosë për kalimin në gjykim të dosjes “Sterilizimi” për ish-ministrin Ilir Beqaj.
Ai ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi pas një debati lidhur me vendimin e saj për ashpërsimin e masës ndaj tij.
Në këtë hetim, Beqaj, së bashku me Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në një grup kriminal. Seanca e radhës është shtyrë për më 23 janar 2025.