GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi kërkoi dosjen e skanuar nga SPAK, duke refuzuar të paguajë.
Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Posaçme thekson se çështjet gjyqësore i ngarkohen personit që ka interes mbi dosjen.
Kjo pasi në kërkesën e tij, Beqaj kërkon që të mos paguajë një faturë prej 120 mijë lekësh për të marrë një kopje të akteve të dosjeve të tij.