Beqaj la burgun dy ditë për Komisionin Hetimor, avokati: Çështja do të shkojë në Strasburg!

Avokati i Ilir Beqajt ka reaguar për trajtimin çnjerëzor që ai dhe ish-ministri morën gjatë dy ditëve në Komisionin Hetimor. Ai akuzon komisionin për shkelje të të drejtave të njeriut dhe paralajmëron se çështja do të dërgohet në Gjykatën e Strasburgut.

Beqaj u përgatit në mënyrë të detajuar për dëshminë, por për shkak të kushteve të paraburgimit, ai nuk pati mundësi të përdorte laptopin dhe punoi me shkrim dore. Avokati thotë se Beqaj ishte i gatshëm me dokumente dhe prova për t’u përgjigjur çdo pyetjeje.

“Në mungesë të aksesit të tij në një laptop, ai ka punuar mbi deklaratën dhe dëshminë e tij me shkrim dore. Këto shënime janë hedhur në kompjuter nga unë dhe familjarët e tij dhe më pas i janë kthyer atij sërish për t’i konspektuar. Gjithashtu, për shkak të mungesës së hapësirës në qeli, materialet e dosjes janë printuar pjesërisht dhe i janë dërguar atij në mënyrë të vazhdueshme për t’u lexuar.

Në komision z. Beqaj kishte: (i) të drejtën e një deklarate paraprake kontekstuale, (ii) të drejtën dhe detyrimin që ti përgjigjej pyetjeve, si dhe (iii) të drejtën për të dorëzuar prova. Ai u përgatit në mënyrë të detajuar për t’i shfrytëzuar të gjitha këto të drejta. Për shembull, deklarata paraprake u përgatit në formën e një materiali prej 248 faqesh në PoëerPoint, që përfaqësonte një përpjekje serioze dhe profesionale. Për çdo pyetje të mundshme nga komisioni, ne ishim të përgatitur me fakte dhe dokumente, të cilat i kishim me vete si në formë fizike, ashtu edhe elektronike”, shkruan avokati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *