Berat/ Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 35-vjeçari

Aljon Pasho 35 vjeç, është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje.

Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”.

Theksohet se në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, shtetasi Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13-vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

NJOFTIMI I PLOTË:

I shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

35-vjeçari i dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, nga Gjykata e Sarandës, u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, përmes inteligjencës informative.

Shërbimet e Policisë Dimal kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë ishte strehuar në një banesë në qytetin e Dimalit.

Bazuar në këto informacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas koordinimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin Aljon Pasho, 35 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”.

Në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, shtetasi Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *