Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi 28-vjeçar është regjistruar gjatë natës në Berat. Automjeti tip “Benz” që i riu me inicialet K.M. po drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anësor aty ku ka marrë dhe flakë. Fatkeqësisht shoferi nuk ka mundur të dalë nga mjeti dhe ka humbur jetën edhe si pasojë e flakëve.
Berat/Informacione paraprake
Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë.