Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përplasur një 15-vjeçar i identifikuar si Zalo Prendi.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë shkollës “Kristaq Capo”. Burime për media bëjnë me dije se një makinë tip “BMW” ka përplasur 15-vjeçarin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjimnazisti raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se është dërguar me urgjencë në spital. Policia po punon për identifikimin e shoferit që përplasi fëmijën dhe arrestimin e tij.
/Priza.al/