Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet për çështjen penale ndaj shtetasit Belul Kokallari nga Kosova i cili akuzohet për përdhunim ndaj nipit të tij 7-vjeç.
Burime për median bëjnë me dije se Prokuroria e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, pasi është provuar se Kokalari ka abuzuar seksualisht me nipin e tij të mitur. Mësohet se 46-vjeçari e ka mohuar krimin, madje ka kërkuar një ekzaminim për gjendjen e tij shëndetësore.
Edhe pas kësaj të fundit, ka rezultuar se ai nuk vuan nga asnjë problem i shëndetit mendor.