Berat/ Rikthimi i mësuesit ‘pedofil’ në shkollë, Zyra Arsimore e shkarkon me urgjencë: Nuk kishim dijeni!

Rikthimi në shkollë i Ëngjëll Bregut, mësuesi 62-vjeçar për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës”, në Berat, krijoi një shqetësim të madh tek prindërit, të cilët kërkuan largimin e tij të menjëhershëm pas akuzave për pedofili dhe ngacmim seksual.

Ndërkaq, Zyra arsimore nuk ka pasur dijeni që mësuesi Ëngjëll Bregu ka qenë i dënuar më parë për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003 dhe shkarkon me urgjencë nga detyra. Juristja e Zyrës Arsimore në Berat, Marilda Frashëri bëri me dije se me e marrjen e këtij informacioni, 62-vjeçari i është shkarkuar nga detyra.

“Çdo procedurë për punësimin e tij është bërë sipas ligjit. Është shpallur vendi vakant sipas procedurës dhe udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për mësues zëvendësues. Nuk ka ardhur asnjë aplikant nga portali “Mësues për Shqipërinë”. I jemi drejtuar me shkresë Drejtorisë Rajonale të Arsimit me qendër në Korçë për mungesë të aplikantëve dhe nuk ka ardhur asnjë person. Ndërsa Engjëll Bregu ka sjellë dosjen fizike në Drejtorinë Arsimore dhe që prej 2014 personi ka një dëshmi penaliteti “i padënuar” pra rezulton i pastër. Ai ka qenë i punësuar me kontratë në disa shkolla të Beratit dhe ka pasur sjellje korrekte. Tani pas këtij reagimi publik do rishikojmë kontratën edhe pse ai ligjërisht është në rregull. Në Drejtorinë Arsimore ka bërë vetëdeklarim se është i padënuar”, ka thënë juristja.

Vetë nxënësit e shkollës shprehen se, janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, pasi-siç shprehet një vajzë-mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis. Nxënësit deklarojnë se, ai u jep fizikë dhe informatikë dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh.

Pas mbërritjes së mediave jashtë ambienteve të shkollës, mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej si dhe DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër.

HISTORIA E BREGUT

Në vitin 2003, kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskursioni në Bogovë i kishte prekur në pjesët intime të trupit.  Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7 muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë. Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Por sërish për të nuk u mor asnjë lloj mase. Sot, ai është kthyer në detyrë, me një vendim që nuk dihet përse është marrë.

Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë,se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish. Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor, me një vendim që nuk dihet se nga kush është firmosur, mësuesi Ëngjëll Bregu, u rikthye në arsim dhe prej 1-javë është emëruar në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qendër të qytetit të Beratit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *