Berat/ Rrugorja bën bilancin e dy javëve: Arrestohen 2 shoferë, 480 gjoba

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Berat, pasi drejtonin automjetin nën efektin e alkoolit.

Mësohet se janë gjobitur 480 shoferë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

?Berat

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Gjatë këtyre 2 javëve, janë proceduar administrativisht gjithsej 480 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar 2 drejtues, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

16 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 26 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

50 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 172 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 5 leje drejtimi, 2 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit, dhe 3 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 16 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 200 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *