Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në qytetin e Beratit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë ka ndërruar jetë një 48-vjeçar i cili teksa po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Çentër Shqiptare’ Kombinat.
Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
/Priza.al/