Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi i furishëm që qendra e qytetit të Beratit të notojë në ujë. Si pasojë e rreshjeve të shiut vendi i quajtur “Axhensi” në Berat është përmbytur. Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e këmbësorëve, por edhe të automjeteve.
Shkak për këtë përmbytje të rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave të larta dhe puseta në aksin Gjykatë-Axhensi. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të pastrimit për të zhbllokuar pusetat në rrugë.
Edhe pse u krye zhbllokimi i qendrës së qytetit, ajo që mbeti pas është balta që po pastrohet. Bllokimet e rrugëve kryesore në Berat ndodhin shpesh sidomos në rastet e shiut të pandërprerë e me furi që nxjerrin jashtë funksionit kullimin e ujërave të larta në pusetat e rrugës,që janë të amortizuara prej vitesh.
/Priza.al/