Në një kohë kur në Kuvend po diskutohej për Portin e Durrësit, kreu i grupit socialit Taulant Balla ka qenë duke parë ndeshjen dhe kjo shqetësuar deputetet demokrate Ina Zhupa.
Zhupa i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin pasi po e shqetësonte gjatë kohës që po fliste në Foltore.
“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.
“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.