‘Bëri një punë të mirë!’/ Qeveria Amerikane vlerëson drejtorin e Antiterrorit Shqiptar, Gledis Nano

TIRANË– Në emër të Qeverisë Amerikane, ambasadorja Yuri Kim i ka dorëzuar Gledis Nanos, Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit një certifikatë vlerësimi. Motivacioni lidhen me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.

Në certifikatë shkruhet:

“Për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe dedikimin në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Tiranë Shqipëri, dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit. Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara tek vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”.

Dhënien e kësaj certifikate është njoftuar vetë ambasada amerikane përmes një mesazhi në Facebook.

‘Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global. Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit’ thuhet në njoftim.

Gledis Nano bashkë me kolegun Indrit Doda u dekoruan nga ish ministri Sandër Lleshaj në Dhjetor 2020, me Medaljen e Trimërisë pas futjes në kampin Al Hol dhe Roj të Sirisë ku identifikuan dhe mësa riatdhesuan fisa gra e fëmijë shqiptarë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbëMund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbëMund të jetë një imazh i teksti që thotë "EGATION STATESOF support the u.S. Embassy combat terrorism worldwide. Terana aria Fer extaerdinary partnership ersh»p and dedication and joint efforts Your determination and dedication in combating terrorism has brought great credit upon yourself. the Counter- Terrorism Directorate. and the Albanian State Police Gledis Nano Thank you Ambassador Yuri Kim U.S. Ambassador to the Republic of Albania Bureau of European and Eurasian Affairs"

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *